17.8 C
Skopje
E hënë, 21 Prill, 2025

Kurti: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe sabotuan konstituimin e Kuvendit

Pas dështimit të konsitutimit të Kuvendit të Kosovës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë duke votuar kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve, transmeton Tv21. Këtë veprim të partive, Kurti e quajti sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike, që siç tha, lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin e Kosovës.

“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, tha Kurti.

Të ngjajshme

Të fundit