Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund, e ka përmendur emrin e Hashim Thaçit dhe rolin e tij për pavarësi.
Ai në fjalimin e tij para parakalimit të FSK-së, ka thënë se Republika është akti i të zgjedhurve të Kosovës, me krerët që kanë qenë në pozitë atë kohë.
“Republika e Kosovës është rezultat i UÇK-së dhe luftës së drejtë për liri që u ndihmua nga Amerika dhe vendet aleate të NATO-s. Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveçëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, si dhe nga krerët shtetërorë të asaj kohe, presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.”