Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë.
Këto dy projekte, për të cilat Kurti thotë se tashmë ka nisur puna, potencon mes tjerash po ashtu, se do të kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve por edhe në zhvillimin ekonomik.
“Rruga Prizren-Tetovë po bëhet. Kjo rrugë do t’i lidh dhe forcojë shqiptarët, por si Lidhja ku jemi sot”, tha Kurti.
Sipas tij, Prizreni nuk do të lidhet vetëm me Tetovën.“Prizrenin dhe Gjakovën do ta lidhim edhe me Shkodrën”, tha ai.
Burimi / Lajmi.net
