27.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Kurti shpalos vendimet që u miratuan në mbledhjen e 180-të të Qeverisë

Në mbledhjen e 180-të të Qeverisë, mes 39 vendimeve miratuam:
– Strategjinë Shtetërore për Rininë 2024-2032;
– Strategjinë për Mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre 2023-2027 dhe Planin e Veprimit;
– Planin Kombëtar për Zhvillim 2024-2026;
– Planin e Reagimit Kombëtar; si dhe
– Planin e Veprimit 2023-2025, bazuar në Strategjinë e Transportit Multimodal.
Dërguam në Kuvend, 12 projektligje, për:
– Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës;
– Mbrojtjen e konsumatorit;
– Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut;
– Shtetësinë e Kosovës;
– Komisionin e Pavarur të Mediave;
– Harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje;
– Statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës;
– Dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës;
– Shqyrtimin administrativ të akteve të komunave;
– Faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave;
– Pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale” 2021-2027, si dhe
– Amendamentimin Nr. 3 të marrëveshjes financiare për Programin IPA 2015.
Emëruam Grupin Koordinues Ndërministror kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në bazë gjinore.
Miratuam kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për projektin “Ndërtimi i Qendrës Emergjente – QKUK”, si dhe Statutin e Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës.
Aprovuam dy koncept dokumente për:
-Trajtimin e fushës së parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit;
– Vendbanimin dhe vendqëndrimin.
Në vazhdimësi të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, miratuam kërkesën për shpronësim shtesë në segmentin Banullë-Bresalc.