Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën e qytetit të Shkupit.
“SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, thonë nga MPB.




