17.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Kurti: Vuçiqi e autorizoi Radojçiqin për të zhvilluar planin e ndërhyrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur në lidhje me ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Ai tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka autorizuar kriminelin, Milan Radojçiq për të zhvilluar planin e ndërhyrjes në zgjedhje.

“Serbia orvatet që vendin tonë të mbajë peng jo vetëm në zhvillimin e brendshëm politik, por edhe në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në zgjedhjet e fundit, format e ndërhyrjes kanë ndryshuar për shkak të përmirësimit të dukshëm të gjendjes së sigurisë në katër komunat veriore si rezultat i sundimit të rendit dhe ligjit, luftimit të suksesshëm të grupeve kriminale dhe mbylljes së strukturave ilegale. Vetë presidenti i Serbisë ka inkurajuar çdo aktor shtetëror e jo shtetëror serb që të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës. Për këtë qëllim, rol ekzekutiv ka pasur kryeterroristi, Milan Radojçiq, apo njeriu i cili ka marr detyrat nga presidenti i Serbisë”, tha shefi i qeverisë në konferencën e përbashkët me Nenad Rashiqin, ministrin për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Kurti tha se Serbia ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, veçanërisht partinë për Liri, Drejtësi e Mbijetesë, të Nenad Rashiqit.

“Aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, veçanërisht partinë për Liri, Drejtësi e Mbijetesë, të Nenad Rashiqit, ministrit të qeverisë sonë për Komunitete dhe Kthim, dhe Demokracisë Serbe, e poashtu edhe votuesit e subjekteve të komuniteteve të tjera, kryesisht romë e ashkalinj. Përfaqësues të caktuar të pothuajse të gjitha subjekteve serbe janë tërhequr nga gara pas kërcënimeve që kanë marrë. Këto raste janë shënuar edhe në katër komunat veriore”.

Të ngjajshme

Të fundit