7.8 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

KUSH E RREZIKON PUSHTETIN E NETANYAHUT? IZRAELI MUND TË JETË SKENA E NJË GRUSHTI SHTETI

E ardhmja e Benjamin Netanyahut është e paqartë pasi, posti i tij rrezikohet nga një grusht shteti. Kështu është shprehur, njeriu më i afërt i Netanyahut, bashkëshortja e tij, Sara Netanyahu.

Gjatë një takim me familjet e pengjeve, gruaja e kryeministrit Benjamin Netanyahu, Sara Netanyahu, akuzoi shefat ushtarakë për përpjekje për të kryer një grusht shteti kundër burrit të saj, raporton media Jeruzalem Post. Sara Netanyahu gjatë takimit përsëriti disa herë se nuk ka besim te oficerët e lartë të ushtrisë.

Gjatë bisedës, familjet e ndërprenë Sara Netanyahun duke i thënë se nuk mund të thoshte se nuk i besonte ushtrisë pasi fati i fëmijëve dhe familjeve të tyre varej prej saj. Në përgjigje, Sara Netanyahu sqaroi fjalët e saj dhe tha se mungesa e besimit të saj nuk është te ushtria në tërësi, por te komandantët e saj të lartë. Ajo pohoi me forcë se ata ishin të interesuar të bënin një grusht shteti, duke e përsëritur këtë deklaratë më shumë se një herë në bisedë.

Sakaq, laje jo të mira vijnë nga Libani. Duket se një përshkallëzim i luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut është i afërt. Udhëheqësi i partisë së Unitetit Kombëtar Benny Gantz tha në një prononcim për mediat izraelite se ushtria e Izraelit mund të shkatërrojë aftësitë ushtarake të Hezbollahut brenda pak ditësh. Gantz tha se një sfidë e madhe për Izraelin është “kthimi i banorëve jugorë dhe veriorë në shtëpitë e tyre, edhe me çmimin e përshkallëzimit”.

Ai tha se kishte lexuar raportet në lidhje me kërcënimin e Hezbollahut për të shkatërruar rrjetin elektrik të Izraelit, duke u përgjigjur se “ne mund ta kthejmë Libanin plotësisht në errësirë dhe të shkatërrojmë fuqinë e Hezbollahut brenda disa ditësh”.

Ndërkohë koalicioni qeverisës i Benjamin Netanyahut kërcënohet pas vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë të Izraelit për të detyruar edhe ultra-ortodksët hebre të marrin pjesë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Një vendim i tillë është kontestuar nga ultra-ortodksët por nga ana tjetër vendimi mund të sjellë një çarje në qeverinë e Netanyahut, pasi dy partitë ultra-ortodokse përbëjnë shtyllën e qeverisë së brishtë të Netanyahut.

Të ngjajshme

Të fundit