34.8 C
Skopje
E shtunë, 29 Gusht, 2026

Kush është Murat Ismaili nga fshati Llacë? Aktiviteti i tij në një vijë me “Lëvizjen e Deçanit”

Një video e publikuar gjatë ditës së djeshme, ku shfaqet personi Murat Ismaili, ka nxitur reagime pas pretendimeve të tij lidhur me varrimin e nënës së tij.

Në video, Ismaili ankohet se hoxhallarët nuk e kanë lejuar që nëna e tij të varrosej me flamurin shqiptar, shkruan Tema.mk.

Pas publikimit të videos ka reaguar Xhamia e fshatit Llacë – Tetovë, duke theksuar se nuk kanë dashur të bëhen pjesë e asaj që e konsiderojnë si “lojë të Lëvizjes së Deçanit”. Nga xhamia është thënë gjithashtu se në fshatin Llacë, sipas tyre, këto lëvizje nuk mund të gjejnë hapësirë.

Por kush është Murat Ismaili? Nëse analizohet aktiviteti i Murat Ismailit në rrjetin social Facebook, vërehet se ai ka shfaqur mbështetje për aktivitetet e Lëvizjes së Deçanit, duke shpërndarë qëndrime dhe deklarata të eksponentëve të kësaj lëvizjeje. Po ashtu, në aktivitetin e tij në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe materiale që janë nxisin përçarje fetare.

Këto ngjarje janë interpretuar si tentativë për nxitjen e përçarjeve mbi baza fetare, duke krijuar tensione dhe ndasi mes komuniteteve fetare.