9.8 C
Skopje
E diel, 23 Mars, 2025

Kush është Peter Sørensen, diplomati danez i ngarkuar për dialogun Prishtinë-Beograd?!

Kush është Peter Sørensen, diplomati danez i ngarkuar për dialogun Prishtinë-Beograd?!

Peter Sørensen është zgjedhja e përfaqësueses së BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kalas për të zëvendësuar Miroslav Lajçak në këtë post.

Sorensen merr detyrën më 1 shkurt pasi mandati i Lajçakut skadon më 31 janar.

Diplomati danez Peter Sørensen ka një përvojë shumëvjeçare diplomatike në strukturat e BE-së. Ai është aktualisht një këshilltar i lartë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) për diplomacinë dixhitale.

Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen kreu disa detyra në Ballkanin Perëndimor. Ai shërbeu si Përfaqësues Special i BE-së për Bosnje dhe Hercegovinën dhe Shef i Zyrës së BE-së në Sarajevë. Ai ishte edhe shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Më parë, Sorensen ka punuar si këshilltar në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe ka qenë përfaqësues special i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në Serbi.

Gjatë mandatit gati pesë-vjeçar të Lajçak, të dy palët (Prishtina dhe Beogradi) arritën një Marrëveshje mbi Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve, e cila, megjithëse nuk është nënshkruar, konsiderohet ligjërisht e detyrueshme në BE.

Megjithatë, zbatimi i marrëveshjeve të arritura mbetet i kufizuar, prandaj Brukseli ka kritikuar të dyja palët. Nga BE-ja paralajmërojnë se mospërmbushja e detyrimeve mund të ndikojë në procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe Kosovës.

Me emërimin e Sorensenit kam përshtypjen se do ketë një nxitje të re për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Të ngjajshme

Të fundit