7.8 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kush është shqiptari që shkroi himnin kombëtar të Turqisë?

Shqiptari i Kosovës Mehmet Akif Ersoy, autori i himnit kombëtar turk, mban titullin poet kombëtar. Pothuajse asnjë shqiptar nuk e njeh Mehmet Akifin, babai i të cilit është shqiptar, por i gjithë populli i Turqisë e përkrah në çdo mënyrë.

Mehmed Akif Ersoj lindi në Stamboll më 20 dhjetor 1873 në një një familje besimtare, intelektuale. Babai i tij ishte Tahir Efendiu, një myderiz i njohur në Medresesë e famshme “Fatih” të Stambollit. Tahiri kishte lindur në Shushicë të Pejës. Mehmed Akif Ersoj në vitin 1893 diplomohet në Fakultetin e Veterinarisë, ku ishte shpallur studenti më i mirë. Në vitin 1894 filloi punën si inspektor i veterinarisë, ku iu dha rasti të shetisë evizitojë shumë qytete e zona të ndryshme të shtetit në Anadoll, Arabi, Rumeli dhe në Shqipëri. Në vitin 1918 u emërua kryesekretar i Këshillit të Lartë Islam (Daru’l Hikmeti’l Islamiyye). Në qershor të vitit 1920 u zgjodh deputet i Burdurit dhe u pranua nga Kuvendi (Mexhlisi). Në shtator të vitit 1922, Mehmed Akifi u zgjodh anëtar i Akademisë së Studimeve Islame. Prej vitit 1925 deri më 1936, Mehmed Akifi ka jetuar e punuar në Kairo, ku shërbeu si profesor i turqishtes në Universitetin e Egjiptit. Ndërroi jetë më 27 dhjetor 1936 në Stamboll, në moshën 63 vjeçare.

Historia e Himnit Kombëtar Turk

Në vitin1921, me kërkesën e ushtarakëve, Ministria e Kulturës u dha gazetave të datës 7 nëntor një njoftim, ku bëhej e ditur se :”Shpallet konkurs për Marshin e Pavarësisë dhe se për fituesin e tekstit dhe melodisë do të jepej nga një shpërblim prej 500 lirash”. Në qendrën e konkursit u paraqitën mbi shtatëqind tekste, por, me gjithë këtë, komisioni vlerësues nuk pranoi asnjë poezi, sepse asnjë prej tyre nuk plotësonte kriteret e kërkuara, që të zgjonte ndikimet e dëshiruara. Atëherë, Hamidullah Suphiu, që ishte ministër i Kulturës, me gjithë komisionin vlerësues, iu drejtuan Mehmed Akifit, që të shkruajë poezinë. Mehmed Akif Ersoj, iu përgjigj ministrit se poezinë do ta bënte, por se ai nuk shkruante për para. Kur ministri me bashkëpuntorët i premtuen se “nuk do t’i jepnin shpërblimin edhe nëse do të fitonte, ai me këtë kusht, shkroi tekstin. Marshi i Pavarësisë (Istiklal Marshi), i shkruar nga Mehmed Akifi, u lexua në Kuvendin e Madh të Kombit (Parlamenti Turk) më 1 mars 1921, dhe po më 21 mars 1921 u pranua dhe u votua zyrtarisht.

Krijimtaria letraro-artistike e Mehmed Akif

Mehmed Akif Ersoj është marrë edhe me krijimtari letrare dhe artistike duke lënë si trashëgim një thesar të tërë, një pasuri që mund të ndahet në dy kategori: Veprat e shkruara në vargje ose veprat poetike dhe veprat e shkruara në prozë. Veprat e shkruara në vargje janë të përmbledhura me një emërtim të përgjithshëm “Safahat” ose “Fletët”. Ndonëse i lindur në Stamboll, Turqi, ai ka pohuar me krenari se është shqiptar. Mehmed Akif Ersoj në shumë shkrime përmend Shqipërinë, Kosovën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën.

Të ngjajshme

Të fundit