9.8 C
Skopje
E premte, 19 Prill, 2024

Kush janë futbollistët “mbretër” të rrjeteve sociale

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është pjesëmarrësi më i ndjekur i Botërorit të Katarit në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Manchester United aktualisht ndiqet nga më shumë se 496 milionë njerëz në Instagram dhe statusin e yllit e fitoi me punën e tij të palodhur gjatë një karriere fantastike në të cilën vendosi një sërë rekordesh të pabesueshme sportive.

Ai shpesh merr pjesë në aktivitete humanitare dhe në këtë drejtim konsiderohet si sportisti më bujar.

Argjentinasi i madh Lionel Messi qëndron pas Ronaldos me 372 milionë ndjekës në Instagram. Messi e mban jetën private larg publikut dhe është i martuar me një vajzë që e njeh që nga fëmijëria.

Të gjitha punët e tij drejtohen nga familjarët, ndërsa që nga fillimi i karrierës së tij bashkëpunon me UNICEF-in dhe financon trajtimin e fëmijëve në të gjithë botën.

Braziliani Neymar është i treti me 181 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa në pesë më të ndjekurit janë francezi Karim Benzema me 60.4 milionë dhe uellsiani Gareth Bale me 48.3 milionë ndjekës.

 

Pjesëmarrësit e Kupës së Botës me më shumë ndjekës:

Cristiano Ronaldo (Portugali) – Instagram: 495 milionë, Twitter: 194.6 milionë, Facebook: 154 milionë

Lionel Messi (Argjentinë) – Instagram: 372 milionë, Twitter: 3.1 milionë (TeamMessi), Facebook: 106 milionë

Neymar (Brazil) – Instagram: 181 milionë, Twitter: 59 milionë, Facebook: 88 milionë

Karim Benzema (Francë) – Instagram: 60.4 milionë, Twitter: 18.2 milionë, Facebook: 43 milionë

Gareth Bale (Uells) – Instagram: 48.3 milionë, Twitter: 19 milionë, Facebook: 33 milionë

 

Kylian Mbappe (Francë) – 73.2 milionë, Twitter: 8.9 milionë, Facebook: 15 milionë

 

Luis Suarez (Uruguay) – Instagram: 44.5 milionë, Twitter: 17.3 milionë, 18 milionë

Të ngjajshme

Të fundit