-0.2 C
Skopje
E shtunë, 24 Janar, 2026

Kush po e mban “peng” Arben Taravarin dhe ASH-në !?

Ditëve të fundit është përfolur shumë për një përplasje brenda ASH-së. Dy blloqe janë krijuar si përfundim i mendimeve ndryshe se a duhet të shkojmë me BDI-në apo duhet të dalim në opozitë, informon POPULLI.mk

Mbrëmë kryetari i ASH-së, Arben Taravari ishte i ftuar në ‘KlanDebat’ ku ka folur për shumë çështje që vetëm më dihen në publik. A duhet të dalë vetëm ASH-, me BDI-në, apo të shkojë me opozitën në zgjedhjet e ardhshme? Kjo ishte përgjigjja e Taravarit:

“Nëse bisedoni me plot anëtarë të ASH-së, jo vetëm kryetarë të kuvendit, anëtarë degësh apo apo kryesisë. Anëtarë, qytetarë, përkrahës të Aleancës për Shqiptarët keni divergjencë. Dikush mendon se duhet të shkohet me BDI-në që janë pak, realisht, shumë pak. Por kështu kërkohet edhe në anketa. Ka një pjesë e konsiderueshme që mendon se duhet të shkohet vetë. Ka një sasi të konsiderueshme e anëtarësisë që mendojnë se ASH si çdoherë përsëri të provon ta sjellë ndryshimin. Të shkon me opozitën”, është shprehur Taravari.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit