Në Kuvend sot janë caktuar seanca të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe të Komisionit Ligjvënës – Juridik.
Në rend dite të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, sipas informacioneve të publikuara në ueb-faqen e Kuvendit, është Propozimi për zgjedhjen e gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese.
Anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë katër propozim zgjidhje ligjore – Propozim – ligji për falje në lexim të parë, Propozim ligji për plotësimin e Prokurorisë shtetërore me procedurë të shkurtër, Propozim ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit dhe Propozim ndryshimet e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve, të dyja në lexim të parë.
Katër ligjet të cilat janë në rend dite në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive duhet të shqyrtohen edhe në Komisionin Ligjvënës – Juridik.
