13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Maqedoni Lagjeja e Gazibabës nuk ka nevoj për shenja njëkahëshe por për parkingje

Lagjeja e Gazibabës nuk ka nevoj për shenja njëkahëshe por për parkingje

0
98

Kreu i Komunës së Çairit ka marrë një vendim për të vendosur shenja njëkahëshe në lagjen e Gazibabës, me arsyetimin e përmirësimit të qarkullimit. Megjithatë, ky veprim është larg nevojave reale të banorëve të kësaj lagjeje. Problemi më i madh që përballet Gazibaba nuk është drejtimi i rrugëve, por mungesa e hapësirave për parkim.

Vendosja e shenjave njëkahëshe jo vetëm që nuk e zgjidh problemin, por në shumë raste do ta përkeqëson situatën, duke kufizuar më tej mundësitë e parkimit dhe duke krijuar konfuzion tek banorët. Nevojitet një qasje më praktike dhe afatgjatë – ndërtimi i hapësirave të reja për parkim, investime në infrastrukturë moderne, dhe konsultim i drejtpërdrejtë me banorët për të kuptuar problemet e tyre të vërteta.

Zgjidhjet sipërfaqësore nuk ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Lagjja Gazibaba ka nevojë për plane konkrete dhe veprime të menduara mirë dhe afatgjate, jo vetëm për ndryshime të shpejta që nuk e adresojnë problemin në rrënjë.

Parkingjet në këtë lagje janë premtuar para tetë viteve apo në mandatin e parë të kryetarit aktual dhe realizimi është zero!