4.8 C
Skopje
E diel, 29 Mars, 2026

Lajçak: Vazhdon puna në Bruksel, për të zhbllokuar Marrëveshjen Kosovë – Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se të martën do të vazhdojë puna në Bruksel me kryenegociatorët e Serbisë dhe të Kosovës për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes.

Lajçak ka shkruar në Facebook se deri më tani nuk është parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit.

“Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën për normalizim. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë. Megjithatë, puna jonë vazhdon nesër kur do të kryenegociatorët për t’i përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes”, është shprehur ai.

 

 

Burimi / Koha.net

Të ngjajshme

Të fundit