17.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

Lajçakut i zgjatet mandati deri më 31 janar 2025

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deri më 31 janar të vitit 2025.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi publik nga Këshilli i Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.

“Miroslav Lajçakut, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim.

Lajçak ishte emëruar si përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi gjatë vitit 2020.

Ndryshe, takimet e mbajtura së fundi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qoftë në nivelin e lartë apo në atë të kryenegociatorëve kanë përfunduar pa ndonjë rezultat.

 

 

Burimi /Telegrafi/

 

 

Të ngjajshme

Të fundit