-0.2 C
Skopje
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Latifi: Kongresi i fundit vërtet demokratik i BDI-së u mbajt në vitin 2009

Burim Latifi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në BDI, duke theksuar se kongresi i fundit realisht demokratik i kësaj partie është mbajtur më 19 dhjetor 2009, informon POPULLI.mk

Sipas tij, ai kongres ishte i vetmi ku pati garë të mirëfilltë demokratike, votim real nga të gjithë delegatët dhe përzgjedhje të drejtpërdrejtë të anëtarëve të Kryesisë Qendrore. “Në atë kongres u votua për secilin anëtar dhe në fund dolën 21 më të votuarit”, ka theksuar Latifi, duke e cilësuar atë si “Kongresin e Vërtetë”.

Sipas Latifit, që nga viti 2009 baza nuk është pyetur më dhe proceset e brendshme janë mbyllur, duke e shndërruar partinë në pronë të një grushti njerëzish, ndërsa kongreset në farsë.

Ai vlerëson se kongresi i fundit nuk solli asgjë të re, përveçse ishte një reprizë e kongreseve pas vitit 2009. Latifi ngre edhe një pyetje publike se kush ishin më të votuarit në kongresin e vitit 2009 dhe sa prej tyre janë ende pjesë e BDI-së, duke theksuar se pothuajse asnjëri nuk është më aty.

“Koha gjithnjë e më shumë po i jep të drejtë Izet Mexhitit, më të votuarit të Kongresit të Vërtetë, së bashku me Ermirën, Qimën, Hazbinë e të tjerë”, përfundon Latifi.

Të ngjajshme

Të fundit