5.8 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Latifi: Ndaj Maccabit kërkojmë fitore, publiku lojtari ynë i tetë

Skuadra e Çairit neslr e pret ndeshjen e parë të xhiros së tretë në Kupën e Evropës ndaj Maccabi Arazim Ramat Gan nga Izraeli. Salla në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku do të luhet ndeshja nesër nga ora 18:00. Sipas informacioneve bga klubi shkupjan, mësojmë se të 600 biletat që u nxorrën në shitje janë shitur.

Maccabi Arazim eliminoi ekipin e Kumanovës në turin e parë dhe dy ndeshjet ndaj rivalit maqedonas i shërbyen për analizë Çairit para dy ndeshjeve kundër rivalit më me përvojë.

Skuadra e trajnerit Basri Latifi, para kësaj ndeshjeje ka fituar në derbin e Ligës së femrave dhe hyn me motivim edhe më të madh në duelin evropian.

“Ndeshjet e Kumanovës me Maccabi Arazim na shërbyen si analizë dhe përgatitje e mirë për ndeshjet me Kumanovën në kanpionatin vendor dhe për këtë ndeshje të radhës me skuadrën izraelite. Ndeshja e tyre e parë u analizua shumë mirë dhe shpresojmë të arrijmë një sukses të mirë, që do të thotë fitore ose rezultat i ngushtë. Do të ketë shumë shikues, ata do të jenë lojtari ynë i tetë në fushë”, thotë Latifi.

Nga Çairi ia lënë rolin e favorit skuadrës mysafire, por thonë se shanset janë 50-50.

Ndeshja ndërmjet Çairit dhe Maccabi Arazim Ramat Gan do të luhet nesër në mbrëmje me fillim nga ora 18:00 në Autokomandë, ndërsa transmetimi do të bëhet në MTV 2.

Të ngjajshme

Të fundit