20.8 C
Skopje
E premte, 24 Prill, 2026

Lazim Destani i ka dy fjalë për “Korridorin 8”

Destani pjesë e ceremonisë në vënien e gurthemelit të Korridorit të 8: Për trojet tona ky Korridor është me rëndësi strategjike
Destani pjesë e ceremonisë në vënien e gurthemelit të Korridorit të 8: Për trojet tona ky Korridor është me rëndësi strategjike.

Sot në Tetovë është mbajtur ceremonia e vënies së gurthemelit të Korridorit të 8 i cili do të përshkojë tri shtetet, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Në ktë ceremoni, i ftuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka qenë edhe afaristi i njohur Lazim Destani, i cili e ka vlerësuar këtë projekt si mjaft strategjik për trojet shqiptare.

“Realizimi i këtij investimi kapital për modernizimin e infrastrukturës rrugore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, që lidh portet shqiptare të Durrësit e të Vlorës me portet bullgare të Varnas dhe Burgasit, do të mundësojë rritjen e zhvillimit ekonomik, kushte më të mira për zhvillim biznesi, por edhe jetë më cilësore dhe lidhje me Korridoret kryesore europiane”

“Me përfshirjen e Korridorit 8 në rrjetin TEN-T (Rrjeti Trans-Europian i Transportit), për herë të parë infrastruktura e Ballkanit Perëndimor është pjesë integrale e korridoreve europiane. Krahas të mirave që i sjell gjithë rajonit, për trojet tona Korridori 8 është me rëndësi strategjike”, ka shkruar Destani.

Ai shtoi se qarkullimi i lehtë dhe i shpejtë i njerëzve dhe mallrave në masë të madhe do ta bëjë ndryshimin e ritmit të zhvillimit ekonomik, shoqëror e të gjithmbarshëm të vendeve tona.

“Për zhvillimin e një vendi, autostradat janë si arteriet për trupin e njeriut”, u shpreh Destani.

Të ngjajshme

Të fundit