12.8 C
Skopje
E martë, 24 Mars, 2026

LD: Shqiptarëve të Velesit iu mohohet e drejta e arsimit në gjuhën shqipe!

Nga Lëvizja Demokratike kanë reaguar pasi në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit, 20 nxënës shqiptarë kanë mbetur pa u regjistruar për vijimin e shkollës së mesme. Nga ky subjekt politik kërkojnë që ekzekutivi shqiptar të merr masa sa më shpejtë.

“Kjo është vetëm edhe një dëshmi se urrejtja ndaj shqiptarëve është më e fuqishme se një e drejtë e garantuar që ka të bëjë me arsimimin në gjuhën amtare. Jo vetëm kaq, por nga ky gjimnaz janë larguar edhe katër profesorë shqiptarë, ndërkaq 10 nxënës shqiptarë janë detyruar të regjistrohen në paralelet maqedonase. Me këtë akt, drejtoria e këtij gjimnazi thjeshtë nxënësit shqiptarë i lë në rrugë që të gjinden kush si të mundet. Departamenti i arsimit pranë Lëvizjes Demokratike kërkon reagim të shpejtë të institucioneve përkatëse dhe ndalimin e këtyre veprimeve që dëmtojnë rëndë një shtyllë të indit kombëtar të shqiptarëve, siç është arsimi. Duhet të vihen në lëvizje zëvendëskryeministri Grubi, ministri i Arsimit Shaqiri dhe zëvendësi i tij, Nuhiu, në të kundërtën ata do të jenë përgjegjësit kryesorë për dëmtimin e këtij indi kombëtar. E drejta për të mësuar në gjuhën amtare është e drejtë e garantuar dhe në këtë drejtim nuk mban asnjë arsyetim”, kanë shkruar në reagim nga LD.

Të ngjajshme

Të fundit