34.7 C
Skopje
E shtunë, 18 Korrik, 2026

LDK / Çka u fol në takimin e kryetarëve të degëve ?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin që e pati sot me kryetarët e degëve të subjektit që drejton.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kanë diskutuar për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike.

“Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik. Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë”.

“Do të vazhdojmë njëjtë, në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë dhe e djathta po ringritet si një!”, ka thënë Abdixhiku. /Klankosova.tv