9.8 C
Skopje
E hënë, 23 Mars, 2026

LDK i kërkon kryeministrit Kurti të raportojë në Kuvend rreth dialogut

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të raportojë në Kuvend për dialogun.

Sipas këtij subjekti politik, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje që nuk e përmban njohjen.

“Për LDK-në, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale. LDK, po ashtu, kërkon raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut. Injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin”, thuhet në komunikatë.

Reagimi i LDK-së vjen pak pasi Miroslav Lajçak, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se “i vjen mirë që edhe Kosova tani ka pranuar në parim propozimin evropian”.

E po ashtu edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e Bashkimit Evropian./21Media

Të ngjajshme

Të fundit