9.8 C
Skopje
E enjte, 19 Mars, 2026

LDK mobilizohet për zgjedhjet lokale, Abdixhiku thërret degët në takim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se partia që ai drejton ka nisur zyrtarisht përgatitjet për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, që pritet të mbahen këtë vjeshtë, informon POPULLI.mk

Në një mesazh publik, Abdixhiku theksoi se LDK-ja nuk ka më kohë për të humbur në “mbledhje repetitive pa qëllim” dhe se do të fokusohet në proceset që nuk mund të bllokohen, siç është organizimi për zgjedhjet lokale.

“Zgjidhje dhamë; zgjidhja jonë aty mbetet – kurdo që janë të gatshëm të tjerët,” tha ai, duke iu referuar ngërçit aktual politik në vend.

Abdixhiku ka thirrur sot në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, për të nisur procesin konsultativ dhe përgatitor për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai theksoi se si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, me 9 komuna nën qeverisje dhe 206 këshilltarë lokalë, LDK hyn në këtë garë me përgatitje të plota dhe vullnet të madh.

“Që sot nisim konsultimet për kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë lokalë – për njerëz me integritet e vullnet për të shërbyer qytetarëve tanë,” tha Abdixhiku.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ndajnë vlerat e LDK-së, vizionin politik dhe dëshirën për të kontribuar në jetën publike, që të bëhen pjesë e këtij procesi.

“LDK i ka dyert e hapura për secilin. LDK mbetet e juaja. LDK mbetet dashni,” përfundoi Abdixhiku. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit