16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Lejet e vjetra RM vlejnë deri në fund të vitit

Kuvendi sot pasdite me 90 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në kuadër të seancës së 144-të, miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, sipas të cilit lejet e vozitjes me emrin “Republika e Maqedonisë” do të jenë të vlefshme deri në fund të këtij viti.

Sipas ndryshimeve, afati për marrjen e lejes së vozitjes me emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, zgjatet deri më 31 dhjetor 2024.

Ndryshimet ligjore janë propozuar nga deputetët Nikolla Micevski, Martin Kostovski, Vjollca Ademi, Adnan Neziri, Dimitar Apasiev dhe Pavle Trajanov.

Të ngjajshme

Të fundit