16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

LEN në pritje të Taravarit, kur do t’i bashkohet ?

Lidhja Evropian për Ndryshim, e cila përbëhet nga partitë opozitare nga kampusi politik shqiptar “BESA”, “Alternativa” dhe “Lëvizja Demokratike”, ende po i drejtohet Aleancës për Shqiptarët për koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka kontakte të rregullta, por për momentin nuk ka informacione për një marrëveshje të mundshme.

Në zgjedhjet presidenciale, koalicioni opozitar do të paraqesë kandidatin e vet. LEN mbetet e mendimit se nëse nuk zgjidhet anëtari i tyre në KSHZ, do ta bojkotojnë votimin e Talat Xhaferit për kryeministër të qeverisë teknike.

Edhe pse muajin e kaluar tre liderët e partive, Mexhiti, Kasami dhe Gashi deklaruan me vendosmëri se ishte thirrja e fundit që Taravari t’u bashkohet atyre dhe të përmbushë vullnetin e votuesve të tij që tradicionalisht ishin të përcaktuar nga opozita.

LEN njoftoi se presin që Abush Demiri, i cili është propozim për anëtar të KSHZ-së, të zgjidhet sa më shpejt dhe se shumica qeverisëse nuk do të mundohet t’i mashtrojë. Nëse kjo nuk ndodh, grupi parlamentar i Koalicionit, i përbërë nga gjashtë deputetë, nuk do të votojë për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër të Qeverisë Teknike.

Në zgjedhjet presidenciale koalicioni opozitar do të shkojë me kandidatin e vet, por siç thonë ata është ende herët për të shpallur emrin e tij.

Mexhiti, Kasami dhe Gashi këto ditë janë në një vizitë jozyrtare në SHBA, ku nga koalicioni kanë bërë të ditur se kanë takime me anëtarë të Senatit, që është konfirmim i orientimit pro-evropian dhe proamerikan të Koalicionit.

 

Burimi TV Telma

Të ngjajshme

Të fundit