12.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Lëvizja Besa dhe AAA bashkojnë forcat edhe në nivel lokal

Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Besar Durmishi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se shumicës së këshillit të komunës së Tetovës i shtohet edhe një këshilltar nga partia e Afrim Gashit.

Durmishi ka publikuar një foto nga takimi i Adnan Azizit dhe Zeqirja Ibrahimit, ku në foto janë edhe këshilltari i AAA-së në Tetovë, Faton Selami, sekretari i degës Jusuf Abduli, Bashkim Murtezi dhe Abdush Demiri.

“Një nismë e mbarë e bashkëpunimit në nivel lokal në Këshillin Komunal të Tetovës!” shkruan Durmishi.

 

Burimi Top24

Të ngjajshme

Të fundit