Delegacion i lartë nga Lëvizja BESA i udhëhequr nga kryetari Bilall Kasami, nënkryetari Fatmir Limani sekretari organizativ Adnan Azizi, si dhe anëtari i kryesisë qendrore Nuredin Fetau, në qytetin e Salzburgut në 🇦🇹Austri, themeluan nëndegën e Lëvizjes BESA në këtë qytet. Për kryetar me vota unanime u zgjodh Izair Ajredini. Ky organizim i një rëndësie të veçant, do të jetë një urë lidhëse në mes mërgatës 🇦🇱shqiptare dhe partisë politike Lëvizja BESA për idet, nevojat dhe kërkesat që bashkatdhetarët kanë.
Salzburgi e dha BESËN dhe deklaroi se nesër, kuvendi i Lëvizjes BESA në Vjenë do të jetë edhe më i madh dhe kështu do të bëhet rrumbullaksimi i procesit të themelimit të strukturave në Austri.
