4.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Lëvizja Besa: Pavarësia e Kosovës datë e cila u shkrua me shkronja të arta

Kthesa më e madhe historike ndodhi me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila kishte mbështetje nga gjithë shqiptarët dhe nga shtetet më të fuqishme përfshi edhe SHBA. Pas një lufte të pabarabartë dhe të padrejtë UÇK-ja, e përkrahur nga NATO arriti të triumfojë dhe të nis epokën e re atë të shtet formimit.

Përfundimisht më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të Pavarur e cila sot gëzon njohjen e më shumë se 100 shteteve. Kjo ngjarje është e një rëndësie të veçantë, ku edhe konsiderohet si një pikë kthese në historinë tonë shqiptare të lavdishme.

Andaj Lëvizja BESA shprehëm respektin dhe admirimin për shtetin e Kosovës dhe qytetarët që jetojnë atje në këtë ditë të çmuar për gjithë shqiptarët. Kosova sot në botë shërben si model i shtetit më demokratik ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve respektohen në çdo segment të jetës. Në këtë përvjetor janë shtuar përpjekjet ndërkombëtare që Kosova përfundimisht të bëhet pjesë e mekanizmave ndërkombëtare si NATO, BE, dhe OKB.

Pavarësia e Kosovës është realitet i pa kthyeshëm i njohur nga shumë shtete të botës. Do ta kujtojmë çdoherë si një datë të rëndësishme që u shkrua me shkronja të arta në historinë tonë.

Urime pavarësinë e Kosovës!

Lëvizja BESA
17.02.2023

Të ngjajshme

Të fundit