8.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Lëvizja Demokratike ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për themelimin e partisë

Lëvizja Demokratike në themelim e sipër, sot ka hapur procedurën për regjistrimin e subjektit më të ri politik, që drejtohet nga deputeti Izet Mexhiti.

“Procedura për nënshkrimin e deklaratës për themelimin e partisë që ka ngjallë shpresa tek shqiptarët për një ndryshim pozitiv në skenën politike, është hapur nëpër zyre të noterëve në çdo qytet, nga Likova deri në Prespë”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Me përfundimin e procedurës për mbledhjen e minimum 1,000 nënshkrimeve, aq sa parashikon Ligji mbi partitë politike, vijon regjistrimi i saj dhe promovimi solemn më datën 13 gusht 2023.

Të ngjajshme

Të fundit