Lëvizja Demokratike ka themeluar komisionin zgjedhor partiak në nivelin e Komunës së Çashkës, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake.
Komisioni përbëhet nga:
• Sami Mehmedi, Kryetar
• Zani Maksuti, Anëtar
• Suat Jahja, Anëtar
• Bujar Zeqiri, Anëtar
• Rushit Sadiku, Anëtar
Ky hap është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Lëvizjes Demokratike për të zgjeruar dhe forcuar strukturat e saj në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Lëvizja Demokratike mbetet e përkushtuar ndaj proceseve demokratike, duke siguruar një organizim të drejtë dhe të rregullt të aktiviteteve të saj partiake.