Sonte, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin elektoral në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00, informon POPULLI.mk
Ky tubim, i cilësuar nga partia si më i madhi elektoral që është mbajtur ndonjëherë në Kosovën e çliruar, pritet të tërheqë një numër të madh qytetarësh. Tubimi do të jetë një mundësi për t’u njohur më nga afër me platformat dhe angazhimet e LVV për të ardhmen e Kosovës vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një event energjik dhe motivues, duke ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në ndryshimin që ata kërkojnë për vendin e tyre, duke bërë thirrje për arritjen e 500.000 votuesve. / © POPULLI.mk