Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka theksuar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm një opsion, por një garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve të MV, informon POPULLI.mk
Mexhiti, i cili është në vizitë zyrtare në Uashington, nënvizoi se takimet që po zhvillon këto ditë janë një dëshmi e përkushtimit të vendit për të forcuar marrëdhëniet dhe avancuar zhvillimin e vendit.
Në një takim të fundit, Mexhiti pati kënaqësinë të diskutojë me kongresmenin nga Nju Jorku, Tom Souz, mbi çështje të rëndësishme për të dyja vendet. Ai theksoi se partneriteti me SHBA-në është një shtyllë kyçe e stabilitetit dhe zhvillimit afatgjatë të Maqedonisë së Veriut, dhe se vendi mbetet i përkushtuar për të forcuar edhe më tej këtë lidhje strategjike. / © POPULLI.mk