14.8 C
Skopje
E martë, 21 Tetor, 2025

Lidhur me “Ditën e Ndihmës” në Gaza

Lidhur me “Ditën e Ndihmës” në Gaza:

1. Asnjë ndihmë nuk hyri sot në Rripin e Gazës. Një numër i vogël kamionësh hynë dhe u vodhën qëllimisht nën sytë e ushtrisë pushtuese.

2. Ndihma e hedhur nga ajri nuk arriti te njerëzit dhe fillimisht u vlerësua të ishte ngarkesa e gjashtë kamionëve. Nevoja e Gazës para luftës ishte 600 kamionë në ditë, ndërsq sot është sigurisht më shumë se 1000 kamionë.

3. Pushtimi izraelit po kërkon të zbardhë imazhin e tij dhe të lehtësojë presionin mbi të – dhe kjo është e kuptueshme. Por, çfarë mund të themi për disa regjime arabe dhe brigadat e tyre elektronike (të pasuksesshme) që fryjnë dhe ekzagjerojnë lajmet për ndihmë (për t’i shërbyer propagandës së pushtimit), disa prej të cilëve madje kanë shkuar aq larg sa të protestojnë për mungesën e falënderimeve për “thyerjen e rrethimit dhe sjelljen e ndihmës”?!

4. Ndoshta është mirë të kujtojmë veten se po flasim për thërrime që supozohet se kanë hyrë (por që realisht nuk kanë hyrë), pas muajsh bllokadë të plotë në Rripin e Gazës, pas gati dy vitesh luftë shfarosëse dhe me marrëdhëniet e vazhdueshme me shtetin pushtues, duke përfshirë urat tokësore dhe detare, marrëdhëniet tregtare dhe bashkëpunimin ushtarak dhe të inteligjencës. Ndoshta këta njerëz do të kishin qenë më mirë të fshiheshin në heshtje të turpshme në vend që të mburren duke kërkuar lëvdata.

5. Është e rëndësishme të kujtojnë se detyra e tyre si krerë të shteteve është të përballen me entitetin që po shkatërron popullin palestinez në Gaza, po pushton tokat arabe në Palestinë, Liban dhe Siri, po sulmon vendet arabe dhe myslimane në Liban, Siri, Jemen dhe Iran dhe po bën thirrje hapur për ndryshim regjimi, ndarje të shteteve dhe rivizatim të hartave të rajonit të Lindjes së Mesme.

Detyra e momentit është përballja në të gjitha format e saj për vetëmbrojtje, jo thjesht në mbështetje ose solidaritet me popullin e Gazës. Megjithatë, diskutimi mbi detyrën për të ofruar ndihmë (dhe asgjë tjetër) buron nga realiteti i turpshëm i botës zyrtare arabe dhe islame dhe nga madhësia e krizës humanitare të shkaktuar nga pushtimi, të cilën sistemi arabo-islamik ka kontribuar në përjetësimin dhe përkeqësimin përmes dështimit, paaftësisë dhe bashkëfajësisë së tij.

Të ngjajshme

Të fundit