1.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Limaj flet për “përçarje”, ndërsa partitë shqiptare në RMV u bashkuan dhe rrëzuan BDI-në!

Deklaratat e Fatmir Limajt në emisionin Politiko, se kryeministri Albin Kurti ka shkaktuar polarizim dhe ka përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, nuk qëndrojnë dhe bien ndesh me realitetin politik në terren, shkruan POPULLI.mk

Për herë të parë që nga pluralizmi politik, ish-opozita shqiptare e bashkuar sot është pjesë e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, pikërisht si rezultat i rrëzimit të BDI-së nga pushteti. Ky fakt dëshmon jo për përçarje, por për bashkim politik dhe mobilizim qytetar për ndryshim.

Koalicioni VLEN sot qeveris në 10 komuna shqiptare, një rezultat i qartë elektoral që rrëzon pretendimin e Limajt se komunat shqiptare janë “humbur”.

Duket se Limaj ose nuk është i informuar saktë për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ose ndoshta do ta dëshironte rikthimin e Ali Ahmetit në Qeveri. Por qytetarët shqiptarë nuk menduan kështu, mbi 107.000 vota iu dhanë VLEN-it për ta çuar për herë të parë këtë koalicion në pushtet, si shprehje e qartë e vullnetit për ndryshim dhe largim nga modeli i vjetër i qeverisjes.

Po ashtu, pretendimi se Albin Kurti ka prishur raportet me Shqipërinë nuk qëndron. Në krahasim me qeveritë e kaluara, Qeveria e udhëhequr nga Kurti ka realizuar bashkëpunimin më të gjerë dhe më konkret institucional me Republikën e Shqipërisë, përmes marrëveshjeve, projekteve të përbashkëta dhe koordinimit politik në nivelet më të larta.

Prandaj, deklarata të tilla nuk kontribuojnë në qartësimin e realitetit politik, por rrezikojnë të krijojnë perceptime të pasakta mbi proceset pozitive që po ndodhin në hapësirën shqiptare. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit