2.8 C
Skopje
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë!

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Nga anëtarët e KQZ-së, 2 votuan pro, 2 kundër, ndërsa 7 nuk morën pjesë në votim.
Ky vendim do të shkaktoje reagime të ndryshme në opinionin publik dhe në qarqet politike. Disa deputet të Parlamentit të Kosovës kanë kerkuar që kjo listë të shpallet organizatë terroriste pasi qe lidhet me sulmin terrorist në Banjskë!
Në fillim, dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kanë shprehur kundërshtimin për certifikimin e këtij subjekti politik.
Edhe anëtarët tjerë që vijnë nga radhët e opozitës kanë shprehur shqetësimet e tyre, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Arianit Elshani, ka kujtuar se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione dhe asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë vërejtje.
Elshani ka kujtuar se edhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë asnjë vërejtje për listën kandidatëve të subjektit politik.
“Të gjithë ne e dijmë se kush është Lista Serbe. Është mirë që edhe institucionet e Kosovës të na tregojnë se kush është ky subjekt politik”, ka thënë Elshani.

Të ngjajshme

Të fundit