11.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Liverpooli triumfon në Paris pas një beteje të zjarrtë

Në një sfidë dramatike të Ligës së Kampionëve, Liverpooli arriti një fitore të vështirë në transfertë kundër PSG-së, duke triumfuar me rezultatin minimal 0:1. Parisienët dominuan thuajse gjithë ndeshjen, duke krijuar raste të shumta për gol, por nuk arritën të gjenin rrjetën, informon POPULLI.mk

Pikërisht në momentet e fundit të takimit, i sapo inkuadruari në lojë, Harvey Elliott, shënoi golin vendimtar në minutën e 87-të, duke mposhtur portierin Donnarumma dhe duke i dhënë Liverpoolit një fitore të madhe.

Ishte një ndeshje e tensionuar dhe plot emocione, me PSG-në që vazhdimisht kërcënoi portën kundërshtare, por pa sukses. Në fund, pavarësisht dominimit të parisienëve, fitorja u takoi të kuqve, të cilët treguan cinizëm dhe efektivitet në momentet kyçe të lojës. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit