10.8 C
Skopje
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Llokman Kadrii zgjidhet Kryetar i FRASH-Zhelinë

Pas anëtarësimeve të reja, zgjerimit të strukturave dhe procesit të sukdesshëm të regjistrimit të të rinjëve, Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët sonte mbajti Kuvendin e degës në Zhelinë.
Shumica e kuvendarëve, zgjodhën Llokman Kadriin për kryetar të degës së FRASH në Zhelinë.
Punimet e Kuvendit i ndoqën edhe Kryetari i ASH, Arben Taravari, Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, deputetja e zonës, Ilire Dauti, Kryetari i Degës, Denis Aliti dhe përfaqësues të tjerë nga niveli lokal dhe qëndror i ASH.
Edhe në Zhelinë u dëshmua se Aleanca për Shqiptarët po rritet në vazhdimësi dhe mbetet e vetmja shpresë për shqiptarët në RMV.

Të ngjajshme

Të fundit