Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë realizuar hapa konkretë në drejtim të përfaqësimit dhe avancimit të shqiptarëve, rritjes së punësimeve dhe decentralizimit të shërbimeve, thuhet në një komunikatë nga VLEN.
Sipas tyre, 428 zyrtarë policorë shqiptarë janë avancuar në karrierë, kurse janë realizuar mbi 100 punësime të zyrtarëve policorë dhe mbi 50 punësime në shërbimet administrative dhe janë hapur 8 njësi të shërbimeve administrative, prej të cilave 5 në zona rurale.
VLEN gjithashtu potencon se janë iniciuar pikat “One Stop Shop” në Bllacë dhe Jazhincë, ndërsa parashihet zgjerimi i tyre në Qafë Thanë, Bllatë dhe Bellanocë.
“Për herë të parë është krijuar mundësia për emërimin e një shqiptari si zëvendëskryeshef i të gjitha njësive në nivel qendror të MPB-së” – thonë nga VLEN.




