2.8 C
Skopje
E enjte, 23 Mars, 2023

LSDM: Mickoski i’a huqi me të gjitha parashikimet, prodhimi i rrymës është rritur për 40%

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një kumtese për media thonë se Hristijan Mickoski i’a ka huqur në gjithçka që parashikonte në pjesën e energjetikës, dhe asnjë skenar i tij i zi nuk u realizua, informon Zuhrnal.

Siç thonë nga LSDM, Mickoski ka frikësuar opinionin se sistemi energjetik është para kolapsit, se do të ketë restriksione të energjisë elektrike.

“Gënjente Mickoski se çmimi i rrymës do të shtrenjtohet për mbi 50%, se në shtet nuk ka gaz të mjaftueshëm dhe energjensa. Të gjitha këto gënjeshtra ranë në ujë. Me masat përgjegjëse dhe politikat e LSDM-së, sistemi energjisë funksionon pa pengesa.

Të gjitha kapacitetet vendore për prodhim të rrymës janë në funksion, që rezultoi me prodhim të rritur të energjisë elektrike për 40% vetëm në fillim të vitit.

Kjo kontriboi që 72,000 kompani të paguajnë fatura më të ulëta për rrymë, dersa për amvisëritë çmimi i rrymës jo vetëm që nuk u rrit por është ulur paksa”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, LSDM përmes Qeverisë dhe institucioneve që udhëheqë vazhdon të investojë në sektorin energjetik dhe e përforcon pavarësinë energjetike në shtet, ndërsa Mickoski ngelet një panjohës i dëshmuar i politikave energjetike.

Të ngjajshme

Të fundit