LSDM sot akuzon Qeverinë se po nxiton të marrë kontrollin e prokurorisë dhe gjyqësorit.
Nga atje thonë se qëllimi është kontrolli i plotë mbi prokurorinë dhe, siç thonë ata, varrosja e drejtësisë në mënyrë që t’i shpëtojë përgjegjësisë për tenderët kriminalë që po zhvillohen pas shpinës së qytetarëve.
Sipas LSDM-së, zgjedhja e prokurorit të ri publik shtetëror në detyrë është një provë tjetër për këtë.
“Anita Topolova Isajlovska njihet si prokurorja që kërkoi anulimin e rastit “Talir”, në të cilin u akuzua edhe Nikolla Gruevski dhe që kishte të bënte me financimin e paligjshëm të VMRO-së.
Ajo është gruaja e Ilija Isajlovskit, një ish-zëvendësministër ngaVMRO. A është e qartë për të gjithë tani se çfarë po ndodh? Ashtu si gjatë kohës së Gruevskit”, thonë nga LSDM.
