16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

LSM paralajmëron protesta masive

Vjeshtë e nxehtë sindikale do të fillojë nga 27 shtatori paralajmëruan nga LSM. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov thotë se kjo vjen si pasojë e mos rritjes adekuate të pagave, respektivisht pakënaqësive në sektorin publik. Ai u bëri thirrje deputetëve që t’i votojnë ndryshimet ligjore me të cilat parashihet rritje prej 10% të pagave edhe pse kjo rritje nuk është aspak e kënaqshme për ta.

“E shfrytëzojmë këtë rast që tu tregojmë ministrave, udhëheqësve, drejtorëve, kryetarëve të komunave se drejtpërdrejt duhet ta aplikojnë marrëveshjen kolektive për sektorin publik dhe urdhëresën për rritje prej 10% të rrogave. Të punësuarit nuk do të jenë të kënaqur me rritje prej 10%, respektivisht rritjen shtesë prej 10% në pagat e tyre kur marrim parasysh se funksionarët pa asnjë meritë, pa asnjë produktivitet të rritur në raport me rritjen e pagave për 78% i shijojnë përfitimet e vendimit të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese“, tha Sllobodan Trendafilov – LSM.

Të ngjajshme

Të fundit