25.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mexhiti: Jemi të hapur për të bashkëpunuar me Aleancën për Shqiptarët dhe jo vetëm..

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Aleancën për Shqiptarët, në rast se këta të fundit vendosin që t’i bashkohen opozitës, shkruan TV21. Mexhiti për TV21 tha se janë të hapur për bashkëpunim edhe me OJQ-të dhe intelektualët.

“Ne mbetemi të hapur për bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët dhe jo vetëm. I bëjmë thirrje edhe OJQ-ve, intelektualëve të pavarur, të gjithë që duan ndryshimin në kampin shqiptar”, tha Mexhiti për TV21.

Ndryshe, ish kreu i ASH-së, Ziadin Sela në Click Plus tha se nëse i bashkohen frontit opozitar, atëherë vazhdojnë me logjikën që të tradhtohen vazhdimisht.

Të ngjajshme

Të fundit