Financimi rus në Partinë Demokratike, sipas konstatimit të raportit amerikan, u bë temë e debatit mes Sali Berishës e Pandeli Majkos sot në seancë plenare.
Socialisti mori fjalën për t’iu përgjigjur ish kryeministrit i cili më herët pyeti se përse Rama nuk kërkoi nenin 5 nga NATO, për patronazhistët ashtu sic bëri pas sulmit kibernetik.
Në përgjigje, ndërsa i dha të drejtë për qëndrimin e tij ndaj marrëdhënieve me Iranin, Majko I këjtoi Berishës, paratë ruse, ndërsa tha se: patronazhistët e San Peterburgut, janë më të rëndësishme se patronazhistës socialistë dhe cështja nuk mund të mbyllet vetëm me një audit brenda PD.
“Berisha ka pasur të drejtë kur shumë kohë më parë i kërkonte qeverisë shqiptare të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Sot nuk ka pse kërkon që qeveria të ketë një sjellje ndryshe. Në Shqipëri sot opozita po ripërsërit çështjen e patronazhistëve të PS-sëPara se të merreni me to, merruni edhe me patronazhistët e San Petërburgut. S’mund të kalojë si një cështje e dorës së dytë. Është një cështje që ka prekur disa parti anëtare të BE.
E mirëkuptoj faktin që drejtues të PD që janë aktualisht kanë marrë disa hapa, por më duket ende histori e debatit të brendshëm. Shqipërisë përmes një partie i është prekur siguria kombëtare. Dhe në kushtet ku ndodhet aktualisht marrëdhënia ndërkombëtare pas luftës në Ukrainë, është cështje serioze që s’mund të merren me patronazhistët e PS. Ndaj s’mund të bëjmë ironi pse kryeministri s’ka kërkuar aktivizimin e nenit 5 të aleancës së NATO.
Problemin me të madh e kemi brenda radhëve tonë. PD ka marrë para, dhe ti ke qenë atje. Keni marrë fondet e bazës së Pashalimanit. Dëgjo e kupto se ajo që ka ndodhur me PD, ka marrë para ruse. Këto s’keni për t’I gjetur ndonjëherë te PS. U cova sot për të thënë se ne si vende të NATOs s mund ta kalojmë me një audit në PD, kjo është më e thellë e do vlerësohet në vazhdim.” u shpreh në Majko.
Por argumentin Berisha e gjeti sërish brenda maxhorancës, ndërsa tha se ishte Rama e Agaci që mbyllën dosjen në gjykatë, pavarësisht se ishin në dijeni të cështjes.
“Kurrë PD nuk ka marrë një qindarkë nga vend që e ka pozicionuar si një armik të cështjes kombëtare. Ish kryetari I saj është akuzuar nga raporti zyrtar i SHBA për këtë është ngrit një komision që do hetojë, por dosjen e mbylli Rama e mbylli Agaci dhe mjafton të lexosh vendimin e mbylljes dhe kupton sa qesharakë kanë qenë. Rama e dinte se janë para ruse, e bëri për të kap peng Bashën apo për shkak të dosjes nitrokin koha do e provojë.” u shpreh Berisha.