20.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Man United mposht Evertonin, mjaftuan dy gola

hi, what are you looking for?

FEATURED

VIDEO/ I mjaftojnë dy gola, Manchester United bind ndaj Everton

Manchester United bind me fitoren 2-0 ndaj Everton dhe fiton vende në renditje.

Skuadra e “Djajve të Kuq” pati dominimin total në pjesën e parë, megjithatë u desh minuta e 36’ që të gjendej goli. McTominay realizoi pas një asisti nga Sancho duke zhbllokuar sfidën dhe duke u dhënë avantazhin vendasve.

Në fraksionin e dytë takimi ishte deri diku më i balancuar, me të dyja skuadrat që tentuan portat respektive.

Megjithatë në minutën e 71’ Martial gjeti rrjetën pas asistit të dhuruar nga Rashford, duke vulosur kështu rezultatin e këtij takimi.

Pas ndeshjes së raundit të 30-të, Manchester United shkon në kuotën e 56 pikëve në vend të tretë, teksa Everton me 27 pikë renditet në vend të 16-të.

Të ngjajshme

Të fundit