Lidhur me postimet në rrjetin social Facebook të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të publikuara më 24 janar 2025, të cilët mund t’i hapni në linqet e mëposhtëme:
https://www.facebook.com/share/p/1BBqHFh9wt/
https://www.facebook.com/share/p/15wJXVU7Fm/,
jemi të detyruar të informojmë publikun se postimet përcjellin në mënyrë jo të besueshme rezultatet e anketës që Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike i publikoi më 22 janar 2025, kanë reaguar nga Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike.
“Rezultatet e përcjella në postimet e përmendura në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohen si retingje partiake dhe nuk mund të merren si bazë për të pohuar se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e përkrah partinë politike BDI. Rezultatet i referohen afërsisë së disa prej respondentëve me partitë. Përqindjet e paraqitura janë nxjerrë nga vetëm një pjesë e mostrës së respondentëve (rreth 40%) të cilët fillimisht kanë raportuar se janë të afërt me një parti politike. Në pyetjen e radhës, vetëm atyre respondentëve u kërkohet të zgjedhin partinë me të cilën janë të afërt, duke rezultuar në të gjeturën e afërsisë së një pjesë të popullsisë me partitë, e jo me të gjetur për rejting partiak që vlen për të gjithë popullsinë.
Jemi të mendimit se ky lloj dezinformimi i publikut krijon dëme të drejtpërdrejta në përpjekjet e shkencëtarëve dhe sektorit civil për të kontribuar në krijimin e një debati të shëndetshëm politik të bazuar në prova. Kërkojmë nga aktorët përkatës politikë që të përmbahen nga përhapja e dezinformatave në opinion.
Rezultatet e sondazhit i gjeni në linkun e mëposhtëm: https://isppi.ukim.edu.mk/…/202…/cses-prezentacija_0.pdf“, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas tyre Grafiku i shpërndarë në postimet e BDI-së në Facebook, të cilit i mungojnë informacione kyçe, gjendet në f. 44. Në të, thuhet qartë se bëhet fjalë për afërsinë me partitë vetëm për një pjesë të respondentëve, gjithsej 421 të anketuar (pak mbi 40% nga mostra e përgjithshëme), e dhënë e cila është nuk është cekur në postimet e partisë politike BDI.