Shtetet e Bashkuara do të paraqesin sot një projekt-rezolutë në OKB që përdor gjuhë më pak kritike ndaj pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia sesa projekt-rezoluta e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina.
Përkatësisht, siç njofton “Sloboden Peçat”, bashkë-sponsorizues të rezolutës amerikane janë Gjeorgjia, Hungaria, Izraeli dhe Maqedonia e Veriut. Rezoluta për të njëjtën temë, por me retorikë më të ashpër ndaj Rusisë, do të propozohen sot në të njëjtën kohë nga Franca dhe Gjermania.