11.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Maqedonia në vendin e 85të në indeksin botëror të korrupsionit

indeksin ndërkombëtar për perceptimin e korrupsionit në botë nga Transparency International, Maqedonia gjendet në vendin e 85të nga gjithsej 180 shtete. Nga rajoni, para Maqedonisë gjenden Sllovenia në vendin e 41, Greqia në vendin e 51, Kroacia në vendin e 57, Mali i Zi në vendin e 65 si dhe Kosova në vendin e 84. Maqedoninë e pasojnë Surinami, India, Maldivet, Guajana dhe Tunisi. Nga rajoni prapa Maqedonisë gjenden Shqipëria dhe Serbia.

Botës urgjentisht i duhet aksion, thuhet në titullin e Transparency International për indeksin botëror për korrupsion. Indeksi për perceptim të korrupsionit për vitin 2022 tregon se shumica e vendeve nuk arrijnë të parandalojnë korrupsionin.

Në krye të kësaj liste gjenden shtetet si Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Singapori, Suedia…

Sipas indeksit prej para 10 viteve, madje 155 shtete nuk kanë arritur ndonjë përparim të rëndësishëm kundër korrupsionit.//Zhurnal.mk

Të ngjajshme

Të fundit