Gazetare: Fatlume Dervishi
As pushteti dhe as opozita nuk tregon se sa u kushtuan festat, akademitë dhe manifestimet për shënimin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Alsat drejtoi pyetje në qeveri për atë se sa ka kushtuar organizimi i pritjes solemne i datës 12 gusht si dhe i Mbrëmjes Gala në datë 13 gusht. Kërkuam informacione të detajuara rreth pagesës së shërbimit ketering, sallave, tenorit, teknikës dhe shpenzime të tjera eventuale. Deri në këto momente, nuk morëm përgjigje.
Përgjigje nuk morëm as sa ka kushtuar organizimi tjetër, ai i opozitës shqiptare, Aleancës Kombëtare për Integrim e cila e shënoi këtë përvjetor me një Akademi Sulemne. Pyetjet se sa kushtoi organizimi dhe kush ishin donatorët u dërguan në adresë të BDI-së si bartëse e koalicionit. Sigurisht, ky organizim nuk është financuar direkt nga buxheti i shtetitv por ligjërisht partitë janë të detyruara të zbardhin donatorët e tyre para institucioneve kompetente.
Kjo nuk është hera e parë që pushteti dhe opozita bëjnë organizime të ndara për shënimin e datave të rëndësishme, qoftë të atyre që janë në interesin e përbashkët të qytetarëve shqiptarë. /Alsat.mk



