26.7 C
Skopje
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

Marrëveshje e re mes Ahmetit dhe Selës për Haraçinën?

Burime të afërta me POPULLI.mk bëjnë me dije se është duke u përgatitur një marrëveshje politike mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, që ka të bëjë me komunën e Haraçinës.

Sipas të njëjtave burime, në kuadër të kësaj marrëveshjeje, është diskutuar mundësia që në zgjedhjet lokale të ardhshme BDI t’i lëshojë kandidimin për Haraçinën Aleancës për Shqiptarët, konkretisht duke përkrahur kandidaturën e Driton Nebiut, kuadër i ASH-së, në vend të kryetarit aktual Ridvan Ibrahimi.

Ky zhvillim, nëse konfirmohet zyrtarisht, do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në balancat lokale, sidomos në komunën e Haraçinës, që tradicionalisht ka qenë bastion i BDI-së.

A do të jetë Haraçina çmimi politik i një marrëveshjeje më të gjerë mes Ahmetit dhe Selës? A do të tërhiqet BDI nga një prej komunave që e ka udhëhequr ndër vite, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit të ardhshëm me Selën?

Përgjigjet mbeten të hapura, por lëvizjet politike prapa kuintave tashmë kanë nisur. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit