11.8 C
Skopje
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Mashtrimet me markë “europiane” të Ali Ahmetit

Vetëm brenda një viti e gjysmë, Ali Ahmeti ka treguar se për të, fjalët dhe aleancat vlejnë vetëm sa zgjat interesi politik.

Shkruan POPULLI.mk

Para një viti e gjysmë, ai me shumë pompozitet deklaronte se “Fronti Europian” i cili përbëheshte nga disa parti politike, shqiptare, turke, boshnjake e rome, nuk është projekt për një cikël zgjedhor, por një mision i përbashkët që do të zgjasë deri në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Por kjo gjë nuk ndodhi. U përçanë që sot më nuk janë bashkë si i ashtuquajtur dikur “Front Europian”.

Sot, me të njëjtën frazë e me të njëjtën skenografi, ai flet për Aleancën Kombëtare për Integrim, duke thënë se edhe kjo nuk është për zgjedhjet lokale, por një “mision deri në hyrjen në BE”.

Të njëjtat fjalë, të njëjtat premtime, të njëjtat gënjeshtra dhe vetëm emrat ndryshojnë.

Ashtu siç përfundoi i përçarë dhe pa vizion “Fronti Europian”, po ashtu pritet të përfundojë edhe “AKI-ja”, sapo të mbarojnë zgjedhjet lokale.

Sepse kur mungon sinqeriteti, asnjë aleancë nuk zgjat më shumë se fushata.

Të ngjajshme

Të fundit